
Golin e ka gjetur dhe sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj. 29 vjeçari zhbllokoi sfidën e skuadrës së tij Sturm Graz ndaj Tirolit, sfidë e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit austriak, njofton Insajderi.
Balaj erdhi nga stoli në minutën e 69-të dhe iu nevojitën shtatë minuta për të shënuar. Ky doli të ishte goli i vetëm në takim, që ia siguron tre pikë skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Sturm ngjitet në kuotën 15 pikëve dhe ndodhet në vendin e katërt në Budesligën austriake.
Ky është goli i parë për Bekim Balajn në kampionatin austriak për këtë sezon, ndërsa ka shënuar katër të tillë në Kupën e Austrisë. /Insajderi.com