Alexander de Croo kryeministër i ri i Belgjikës

Alexander de Croo kryeministër i ri i Belgjikës

Partitë politike të përfshira në bisedime për formimin e qeverisë në Belgjikë kanë arritur marrëveshje për koalicionin “Vivaldi”, ndërsa kryeministër i ri pritet të jetë Alexander de Croo nga partia liberale flamane Open VLD, transmeton Insajderi.

Sipas mediave belge, gati pas 500 ditëve të zgjedhjeve, formimi i qeverisë së re federale është gati, raporton Anadolu Agency.

Alexander de Croo dhe Paul Magnette, në emër të Partisë Socialiste pritet të informojnë Mbretin Filip për arritjen e marrëveshjes. Kryeministri i qeverisë së re duhet të marrë detyrën nesër. Ndërsa, qeveria e re pritet të përbëhet nga shtatë ministry, nga rajoni Falman dhe Valon.

Partia e ekstremit të djathtë N-VA dhe Vlaams Belang mbetën jashtë koalicionit. Në zgjedhjet e mbajtura në maj të vitit 2019, N-VA me 16% dhe Vlaams Belang me 11%, ishin partitë me më së shumti vota të fituara.

Koalicioni i ri i quajtur “Vivaldi” është frymëzuar me ngjyrat “Katër stinët e vitit”, të veprës së kompozitorit të njohur të muzikës klasike. Në koalicion janë përfshirë partitë socialiste PS dhe sp.a të cilat paraqesin partinë e kuqe, liberale MR dhe të kaltërtit Open VLD, të gjelbrit Ecolo dhe Groen dhe demokristianët CV&V portokalli. /Insajderi.com