Belgjika rrezikon të bëhet “një ishull i dyqaneve të falimentuara”

Belgjika rrezikon të bëhet “një ishull i dyqaneve të falimentuara”

Derisa shtetet fqinje të Belgjikës kanë filluar t’i hapin dyqanet, Federata belge e Tregtisë dhe Shërbimeve, ka paralajmëruar se “vendi do të kthehet nga një ishull i dyqaneve të mbyllura në një ishull të dyqaneve të falimentuara”, shkruan CNN, njofton Insajderi.

“Të dhënat tregojnë se një në tri familje belge kalojnë kufirin më shumë se nëntë herë gjatë vitit për të blerë në shtetet tjera. Një miliard euro më pak për bizneset belge çdo vit dhe kjo madje pa qenë Coronavirusi fare”, tha Dominique Michel, shefi i Federatës belge të Tregtisë dhe Shërbimeve.

“Dhe tani, nëse gjithçka mbetet e mbyllur në Belgjikë, të gjithë do të shkojnë për të blerë në shtetet tjera edhe për Krishtlindjet që po na presin”, shtoi ai.

Sipas tij, gjysma e belgëve, për shkak të pozicionit gjeografik të Belgjikës, kanë larg kufirin me një shtet tjetër vetëm 50 kilometra.

Në Belgjikë qysh nga tetori janë të mbyllura të gjitha dyqanet që nuk shesin produkte esenciale.

Belgjika u mbyll pasi ishte një nga vendet më të goditura. Deri tani kanë qenë mbi gjysmë-milioni të infektuar dhe rreth 16 mijë vdekje nga COVID./Insajderi.com