Belgjika ka arritur të fitoj përballjen e fundit të grupit kundër Finalndës me rezultat 2-0, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim të belgëve, si në posedim të topit ashtu edhe në raste.
Por, përkundër kësaj, gola në këtë pjesë nuk u shënuan.
Goli parë për Belgjikën erdhi në minutën e 74-të nga portiere i Finlandës, Lukas Hradecky, pasi goditja e Thomas Varmaelen goditi shtyllën për tu rikthyer pataj te portiere.
Ndërsa goli i dytë dhe i fundit i takimit erdhi në minutën e 81-të të ndeshjes nga Romelu Lukaku.
Pas kësaj fitore, Belgjika renditet e para në grupin e saj me nëntë pikë të grumbulluara, ku edhe ka siguruar kalimin në fazën eleminuese të EURO 2020./insajderi.com
Belgjika shënon dhe golin e dytë kundër Finlandës
Belgjika ka arritur të shënoj edhe golin e dytë kundër Finaldës.
Goli u shënua nga Romelu Lukaku në minutën e 81-të të ndeshjes.
Belgjika kalon në epërsi ndaj Finlandës
Belgjika ka arritur të shënoj golin e parë kundër Finlanës.
Goli u shënua nga vetë portieri finlandez, Lukas Hradecky, pasi goditja me kokë e Varmaelen goditi shtyllën për tu rikthyer pastaj te portier.
Ky gol u shënua në minutën e 75-të të ndeshjes.
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes
Përfundon pa gola pjesa e parë mes Finlandës dhe Belgjikës
Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0-0 mes Finlandës dhe Belgjikës.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim total të belgëve.
Por, përkundër rasteve të shumta, ato nuk mundën të konkretizoheshin në gol.
Fillon ndeshja mes Finlandës dhe Belgjikës