Mbrojtësi i Leicester si dhe i përfaqësuese së Anglisë, Ben Chilëell, është shumë i shtrenjtë për Chelsea dhe për çdo ekip tjetër që interesohet për të.
Sipas mediave angleze, Leicester City, i ka vendosur një çmim prej 80 milion funteve për lojtarin e tyre – që do ta bënte mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, duke kaluar Harry Maguire, që vitin e kaluar ishte transferuar tek United, trasnmeton Insajderi.
Ky çmim i vendosur nga Leicester, ka bërë që Chelsea të shikojë mundësi të tjera, pasi vështirë se ndonjë ekip mund të paguajë këtë shumë, marrë parasysh krizën e shkaktuar nga pandemia.
Ben Chilwell, ka kontratë me Leicester, deri në vitin 2024./Insajderi.com.