
Juventus ka arritur marrëveshje me Bayern Munchenin, për mbrojtësin Mehdi Benatia, i cili do të kalojë te skuadra nga Torino gjatë verës.
Reprezentuesi i Marokut, ka dështuar të tregojë vlerat e tij prej që është transferuar në ‘Allianz Arena’ në vitin 2014 nga Roma, shkruan Corriere Dello Sport.
Në këtë mënyrë ai është duke menduar të largohet dhe Serie A është destinacioni i preferuar i tij, pasi më herët kishte luajtur për Udinesen dhe Romën prej 4 stinoresh.
Benatia nuk arriti të ambientohej siç duhet te skuadra bavareze, pasi pati probleme me disa lëndime të gjata. /Insajderi.com