Benevento ndal kampionët e Italisë

Benevento ndal kampionët e Italisë

Juventus nuk ka arritur më shumë se një barazim përball ekipit të promovuar këtë stinor në Serie A, Beneventos, duke barazuar me shifrat 1:1 në “Ciro Vigorito”, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta 21’ e ndeshjes, ku sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata arrin të realizoi për epërsinë e mysafirëve, ndërsa në minutat e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi Gaetano Letizia shënoi golin e barazimit, gol që doli të ishte përfundimtar në këtë takim.

Në minutat shtesë të takimit, Morata u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë.

Skuadra torineze në këtë takim kishte mungesën e portugezit Ronaldo, që duket se u vërejt shumë në ndeshje.

Pas kësaj disfate, Andrea Pirlo-s i lëkundet karrigia seriozisht, ndërsa në anën tjetër, për ekipin e Pipo Inzaghi-t ishte një pikë më shumë rëndësi, pasi arritën të ndalin në shtëpi kampionët aktual të kampionatit.

Pas kësaj pike, Juventus shkon në 17 pikë pas nëntë javësh, ndërsa Benevento ngritët në pozitën e 12-të në ligë me 10 pikë. /Insajderi.com