
Tekniku spanjoll i futbollit, Rafael Benitez, nuk është i interesuar të marrë drejtimin e klubit italian Napoli, transmeton Insajderi.
Kështu raporton e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet nga posti i kryetrajnerit të Napolit dhe pronari i klubit italian Aurelio de Laurentiis është i interesuar ta sjellë Benitezin.
Mirëpo, meqë Benitez nuk ka shprehur interesim për drejtimin e klubit në këtë fazë, Laurentiisit do t’i duhet të kërkojë opsione diku tjetër. /Insajderi.com