
Ka përfunduar për gati një vit e gjysmë aventura e Rafa Benitez-it tek skuadra e Dalian në Superligën kineze, njofton Insajderi.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë trajneri spanjoll në faqen e tij zyrtare.
Ish-trajneri i Inter-it, Liverpool-it dhe Realit të Madridit largohet duke qenë një trajner i lirë, dhe duke i bërë punë shumë skuadrave që do të shënjestrojnë teknikun 60 vjeçar duke parë eksperiencën e tij të madhe e skuadra të ndryshme. /Insajderi.com
Gracias, Dalianhttps://t.co/p84SSvmIiO#Dalian #China #Futbol #ThankYou
— Rafa Benitez Web (@rafabenitezweb) January 23, 2021