Futbollisti i përfaqësueses kosovare, Benjamin Kololli, ka konfirmuar se do të largohet nga skuadra e Zurich pas tre sezoneve me klubin, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes rrjetit social Facebook.
Në tre vitet e kaluara në klubin zvicran, Kololli ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës.
Gjatë kësaj periudhe 29 vjeçari ka zhvilluar 78 paraqitje me ta dhe ka arritur të shënojë 22 gola./insajderi.com