
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka barazuar rekordin e Raul Gonzalez, njofton Insajderi.
Benzema me dy golat e shënuar ndaj Cadizit, u bë lojtari i dytë në histori të Real Madridit që shënon ndaj 35 kundërshtarëve në La Liga.
Një gjë të tillë nuk e kishte realizuar as Cristiano Ronaldo, i cili megjithatë është golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Benzema këtë sezon ka shënuar 21 gola, dy më pak sesa Lionel Messi. /Insajderi.com