Benzema dëshiron kalimin tek skuadra angleze

Benzema dëshiron kalimin tek skuadra angleze

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, raportohet se është i interesuar që të kalojë tek Arsenali në Premier Ligë.

Francezi ishte afër kalimit te Emiratesi viteve të fundit, por “Topçinjtë” tërhoqën interesimin në sezonin e fundit.

Gjithsesi, “Don Balon” raporton se 29-vjeçari ka shprehur tani interesim që t’i bashkohet Arsene Wengerit në Londër.

Benzema, i cili ka shënuar 171 gola në 330 paraqitje për “Los Blancos”, deri në vitin 2009 ishte te Lyoni.