Benzema e kalon edhe Raul Gonzalesin me gola

Benzema e kalon edhe Raul Gonzalesin me gola

35 milionët e paguar për të në vitin 2009 – që atëherë dukej një çmim astronomik, tashmë i ngjasojnë një shakaje.

Karim Benzema është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madrid.

Ai tashmë – ka kaluar Rual Gonzalesin me gola – pasi ka shënuar 324 herë.
Teksa, vendi i parë mbetet i paprekshëm – sepse Cristiano Ronaldo ka 450 gola me “los blancos”.

Benzema ishte autor i 15-të golave në Champions, në 12-të ndeshje të zhvilluara – dhe sonte u shpall lojtari më i mirë i këtij kompeticioni – për sezonin e kaluar

Teksa, në La Liga shënoi 27 gola dhe asisotoi 12-të herë.

Numri 9 i mbretërve – e mban epitetin e favoritit kryesor për ta fituar Topin e Artë – për këtë vit.

“Tigri i bardhë” i ishte bashkuar “galaktikëve” në vitin 2009, dhe sonte ishte ndeshja e 600-të që e djersit fanellën – që ka peshë të madhe./Shqip.com