Benzema: Herët apo vonë, Mbappe do t’i bashkohet Realit

Benzema: Herët apo vonë, Mbappe do t’i bashkohet Realit

U përflit shumë se Kylian Mbappe do të zbarkonte në “Santiago Bernabeu” këtë sezonë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Por, “flakën e shuar” rreth transferimit të tij e ka “ndezur” përsëri, Karim Benzema me deklaratën e tij të fundit, shkruan Insajderi.com.

“Natyrisht që unë dua që Mbappe të jetë me mua në Madrid. Do të ndodhë, herët ose vonë. Ai do të luajë për Real Madrid. Unë kam mardhënine tejet të mirë me të”, ishin fjalët e Benzemas që kanë ngjallur shumë diskutime në publik.

Ani pse parisienët refuzuan një ofertë 180 milionshe të bërë nga Real Madrid për t’i siguruar shërbimet e 22 vjeçarit, në merkaton e ardhshme verore ai mund të largohet me parametra zero, pasi i skadon kontrata me nënkampionët e Ligue1.

Për Mbappen interesim në të kaluarën kishte shprehur edhe Liverpooli, por dëshira e lojtarit duket që është të luajë në Real Madrid, pasi edhe publikisht e ka pranuar që kjo është ëndrra e tij e fëmijërisë. /Insajderi.com

Benzema dhe Mbappe gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”