Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të largohet nga klubi mbretëror.
Kjo pasi gjithmonë e më shumë po rriten zërat se një transferim i Kilian Mbappe po përgatitet që të ndodhë vitin e ardhshëm, njofton Insajderi.
Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe i kombëtares franceze, njihet për cilësitë e tij dhe vlera e tij është e madhe në treg.
Por, Real Madridi dëshiron ta transferojë francezin, një gjë që e tillë nëse arrihet, Benzemas do t’ja humbiste vendin në formacionin bazë të Zinedine Zidanit.
Chelsea e Liverpooli janë dy klubet nga Anglia për të cilat më së shumti diskutohen që mund te jenë destinacioni i sulmuesit me prejardhje algjeriane, pas një kohe të gjatë në Madrid. /Insajderi.com