
Vetëm tre ditë larg sfidës ndaj Interit në Ligën e Kampionëve nga e cila është vendimtare për fatet e tyre, Benzema vazhdon përsëri të stërvitet veçmas grupit edhe në seancën e sotme, njofton Insajderi.
Pas barazimit 1-1 me Villarreal, “Los Blancos” kanë bërë një stërvitje çlodhëse pa sulmuesin francez, i cili është duke punuar individualisht dhe është në dyshim të madh për sfidën me “zikaltërit” në program të mërkurën në orën 21:00 në “Giuseppe Meazza”, e cila do të jetë një sfidë për të kaluar më tej grupin. /Insajderi.com