Sulmuesi francez, Karim Benzema, pritet që të rikthehet te kombëtarja e Francës, shkruan Insajderi.
Ai ka disa vite që mungon shkaku i një skandali të përfshirë me Mathieu Valbuenan, ku Didier Deschamps e kishte përjashtuar sulmuesin nga kombëtarja.
Sipas asaj që raporton L’Equipe, trajneri francez ka planifikuar që të fitojë Benzeman për Euro 2020 që fillon më 11 qershor.
Kështu, kjo do të jetë ftesa e parë për Benzeman, pas më shumë se gjysmë dekade.
Natyrisht se një rikthim i tij në kombëtare do të ngjallte shpresat edhe më shumë për të fituar Kampionatin Evropian, derisa Franca është kampione botërore në fuqi./Insajderi.com