Benzema thotë se Ronaldo ia ndryshoi stilin e lojës

Benzema thotë se Ronaldo ia ndryshoi stilin e lojës

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, ka folur për partneritetin e tij me Cristiano Ronaldo, duke thënë se shkaku i tij, ai kishte ndryshuar stilin e tij të lojës, për t’u përshtatur me të dhe kjo është arsyeja pse ai nuk shënoi shumë gola gjatë asaj kohe.

“Në Lyon kam luajtur në një mënyrë tjetër. Tani jam i lirë në fushë, më pëlqen të prek topin. Me Cristianon ndryshova stilin tim, kam luajtur për të”, ka thënë fillimisht Benzema për Movistar +, transmeton Insajderi.

“Mendova se nuk do të më kushtonte asgjë, thjesht duhej të ndryshoja mënyrën time të lojës dhe t’ia pasoja topin më shumë Ronaldos dhe lash vetën time pas dore”, përfundoi francezi.

Në sezonin e fundit të Ronaldos në kryeqytetin spanjoll, Benzema shënoi vetëm pesë gola në 32 paraqitje, por pas largimit të Ronaldos, ai shënoi nga 21 gola në dy sezone radhazi në La Liga./Insajderi.com.