Ish drejtori sportiv i Juventus, tani drejtor tek Inter, Beppe Marotta ka dhënë disa deklarata interesante kur është pyetur për mbrojtësin shqiptarë, Marash Kumbulla.
“Marash Kumbulla është një lojtarë që ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve evropiane. Unë jam shumë i lumtur për të, vetëm se më vjen keq që nuk e ka zgjedhur përfaqësuesen e Italisë. Ai është nga ata lojtarët e rinj që janë shumë interesant për futbollin italian.” tha Marotta për Sky Sports i pyetur për interesimin e Inter ndaj Kumbullës, transmeton Insajderi.
Marotta gjithashtu është pyetur se sa janë të vërteta lajmet që e lidhin atë me një rikthim tek Juventus dhe ai është përgjigjur “Janë lajme të rreme. Unë jam shumë mirë tek Inter dhe duan të jem këtu sa më gjatë që mundem, sepse kemi një projekt të madh para vetës dhe dua që ta realizojmë” përfundoi Marrota./Insajderi.com