
Valon Berisha dhe Arbër Zeneli kanë përjetuar humbjen e parë me Reimsin në kampionatin që sapo ka filluar në Francë.
Skuadra e tyre u mund 1:0 në shtëpi nga Lille, raporton Insajderi.
Të dy lojtarët, ishin pjesë e lojës, pasi Berisha hyri në lojë në minutën 30’, ndërsa Zeneli në minutën e 60’.
Të dy do t’i bashkohen Kosovës në grumbullimin për ndeshjet me Moldavinë dhe Greqinë, pasi të dy janë lejuar nga skuadra e Reims./Insajderi.com.