Berlin: Polica arreston një burrë të dyshuar për kanibalizëm

Berlin: Polica arreston një burrë të dyshuar për kanibalizëm

Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për vrasje të motivuar seksualisht dhe kanibalizëm pasi kockat e një viktime u gjetën në një park në Berlinin verior.

Ekspertët e forenzikës përcaktuan se kockat ishin eshtrat e një 44-vjeçari i cili u zhduk dy muaj më parë.

Qentë snifier e çuan policinë në banesën e të dyshuarit në Berlin, raportuan mediat gjermane. Ai raportohet të jetë një mësues 41-vjeçar i matematikës.

Njerëzit që shëtisnin në parkun në Buch gjetën eshtrat në 8 nëntor.

Një polic i tha të përditshmes së Berlinit BZ se një kockë ishte “plotësisht pa mish” dhe kishte indikacione të tjera “që na bëjnë të dyshojmë fort se Stefan T ishte viktimë e një kanibali”.

Vrasësi i dyshuar – i quajtur vetëm si Stefan R – kishte vizituar “dhomat e bisedave përkatëse në internet”, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Është zakon që sipas ligjeve gjermane të privatësisë të mos zbulohen mbiemrat në hetimet policore.

Stefan T, një inxhinier elektrik, u largua nga banesa e tij pak para mesnatës së 5 Shtatorit dhe më vonë u raportua i zhdukur nga shokët e banesës.

Mediat gjermane po e krahasojnë këtë rast me atë të Armin Meiwes, një kanibal gjerman i burgosur për jetë në vitin 2006. Ai u gjet se kishte takuar viktimën e tij në një dhomë bisede në internet për njerëzit e interesuar në kanibalizëm. Ai filmoi vrasjen dhe prokurorët thanë se zbuloi se Meiwes, 44 vjeç, kishte vrarë viktimën e tij 43 vjeçar mashkull për kënaqësinë e tij seksuale./Insajderi.com

BBC News