Bernard Arnault ja zë vendin Bill Gates-it

Bernard Arnault ja zë vendin Bill Gates-it

Bernard Arnault, e ka kaluar themeluesin dhe pronarin e kompanisë “Microsoft”, Bill Gates, në listën e personave më të pasur. Tani miliarderi frncez renditet si person ii dytë më i pasur në bot.

Shefi ekzekutiv i kompanisë për prodhime luksoze “LVMH”, në kuadër të së cilës është edhe firma e njohur “Louis Vuitton”, e zuri vendin e dytë të martën në indeksin “Bloomber” të miliarderëve.

Sipas këtij indeksi, francezi Arnault ka pasuri prej 108 miliardë dollarësh. Vetëm vitin e kaluar, pasuria e tij është rritur për 39 miliardë dollarë. Në anën tjetër, pasuria e tanishme e Bill Gates është 107 miliardë dollarë.

Në kuadër të korporatës gjigante “LVMH” funksionojnë firmat për prodhimin e gjërave luksoze, si “Luis Vuitton”, “Christian Dior”, Givenchy”, “Dom Perignon” dhe “Sephora”.

Bill Gates do të ishte në vendin e parë si personi më i pasur, nëse nuk do ta jepte një pjesë të madhe të pasurisë për bamirësi. Deri tash, ai i ka dhënë 35 miliardë dollarë për bamirësi, transmeton “Bloomberg”.

Kjo është hera e parë që Bill Gates bie nga dy pozitat e para në listën e personave më të pasur në shtatë vjetët e fundit.

Në vendin e parë vazhdon të mbetet shefi ekzekutiv i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, i cili ka pasuri prej 125 miliardë dollarësh, shkruan “CNN’’.