Bernard Berisha: E pranoj vendimin e Challandes – të përkrahim Kosovën

Bernard Berisha: E pranoj vendimin e Challandes – të përkrahim Kosovën

Anësori I përfaqësuese së Kosovës, Bernard Berisha, ka folur pas vendimit të Challandes për të mos e grumbulluar atë – duke thënë se e pranon vendimin dhe se uron fitoren e Kosovës.

“Duke marrë parasysh se këto ditë është folur shumë për çështjen time, pata dëshirë të jap mendimin tim për këtë çështje dhe të sqarohem për gjithçka”, ka thënë Berisha, transmeton Insajderi.

“Unë dhe familja ime jemi mërzitur shumë për mosftesën. Dua të them se e pranoj vendimin e trajnerit, marrë parasysh se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, ndeshja me Maqedoninë e Veriut është historike, prandaj ju bëjë thirrje që ta mbështesim Kosovën dhe vetëm të bashkuar mendoj se do t’ia dalim, të jemi të bashkuar të gjithë dhe vetëm kështu do t’ia dalim”, shtoi Bernardi./Insajderi.com.