Bernard Berisha futet në formacionin e javës në Rusi

Bernard Berisha futet në formacionin e javës në Rusi

Goli i parë këtë sezon me Anzhin i është shpërblyer me formacion të javës. Por, goli i realizuar nga penalltia, nuk ishte arsyeja më e madhe.

Depërtimet nga e djathta, dhe kontributi i tij në repartin mbrojtës ishin një arsye më shumë që mediat ruse ta përfshijnë në 11-shen e javës.

“Shqiptari i Kosovës arriti të shënojë nga pika e bardhë, duke mos i dhënë asnjë rast portierit Kerzhakov. Përveç depërtimeve në krahun e majtë, ai ishte i dobishëm edhe në mbrojtje, duke quar më pas skuadrën në pjesën tjetër të fushës. Në përgjithësi ai luajti me përgjegjësi, nuk pati dribllime të panevojshme dhe rrallë bëri gabime”, ishte përshkrimi i “football.kulichki.net”, raporton Olle.

Berisha pritet të luajë titullar edhe në takimin e radhës së Kosovës, atë me Kroacinë më 6 tetor. /Insajderi.com