Bernard Berisha ka zhvilluar një super ndeshje sot me Akhmat Groznyn e tij duke shënuar një dy golësh ndaj skuadrës së Zenit në Premier Ligën ruse, kështu duke nxjerrë një barazim prej 2:2, njofton Insajderi.
Fillimisht anësorit i Kosovës, Bernard Berisha, ka shënuar golin e 1-1, ku arriti të finalizojë me një goditje gjeniale në shtyllën e dytë pas një krosimi spektakolar të Poliarus. Ndërsa në minutën e 53-të barazoi rezultatin 2-2 me anë të një super penalltie “alla” Panenka.
Pas këtij barazimi dhe një pike shumë të rëndësishme kundër gjigandëve të Zenit, Akhmat ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 24 pikë të tubuara. /Insajderi.com