Bernard Berisha nuk mban inat – uron dhe kërkon unitet

Bernard Berisha nuk mban inat – uron dhe kërkon unitet

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, nuk ka mbajtur inat nga mos-ftesa e trajnerit zviceran, Bernard Challandes – duke uruar shokët e përfaqësuese dhe duke kërkuar unitet për të arritur sukses.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra e jonë – forca djem, Zoti ju ndihmoftë:, ka shkruar Berisha në Facebook, transmeton Insajderi.

Berisha, është lënë jashtë përzgjedhjes, për herë të parë që nga koha kur është themeluar ekipi përfaqësues dhe kjo për shkak të sjelljeve të tij në fushë, në ndeshjen ndaj Greqisë, kur kishte reaguar ndaj trajnerit Challandes, për mungesë të hapësirës./Insajderi.com.