Në konferencën e së hënës të mbajtur pak para ndeshjeve kualifikues për Botërorin “Katari 2022”, Bernard Challandes në lidhje me ftesën e Bernard Berishës në Përfaqësuese për këto ndeshje.
Sipas Challandes, Berisha nuk është ftuar pasi ka kërkuar garancion për pozicionin e tij në ekip.
“Ai kërkon garancion për pozicionin e tij në ekip dhe ne s’mund t’i garantojmë askujt vend në ekip dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është me ne aktualisht”, tha tekniku zviceran për Berishën.
Në një intervistë për Gazetën “Blic”, Berisha ka thënë se nuk ka e ka kërkuar në asnjë moment këtë gjë.
“Jo, kurrë nu ki kam kërku për me lujtë, këtë e di edhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala. Unë i kam kërku vetëm me ma dhënë mundësinë që të luajë”, ka thënë ai.
Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet sot në Prishtinë, ku seancat stërvitore do të nisin nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Insajderi.com