Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka shënuar golin e tij të parë këtë edicion në kampionatin rus. Sulmuesi pejan i shënoi skuadrës së madhe ruse, Zenit Saint Petersburg.
![Bernard Berisha i shënon Zenitit dhe bie në sexhde [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/09/berni.jpg)
Pas Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës të cilët gjetën rrugën e rrjetës këtë fundjavë, golin e ka gjetur edhe Bernard Berisha në Rusi.
Ish-futbollisti i Skënderbeut ka shënuar nga penalltia në minutën e 28′ të takimit, për ta ngushtuar epërsinë e Zenitit në vetëm një gol.
Berisha numëron dy asistime këtë edicion, mirëpo deri para kësaj xhiroje nuk e kishte gjetur golin. /Insajderi.com