Bernard Challandes e publikon listën e lojtarëve të grumbulluar – mungon Vedat Muriqi

Bernard Challandes e publikon listën e lojtarëve të grumbulluar – mungon Vedat Muriqi

Trajneri dhe selektori i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, për dy ndeshjet e radhës që Kosova i zhvillon ndaj Moldavisë dhe ndaj Greqisë.

Për këtë grumbullim ka rikthime të rëndësishme nga ndeshjet e kaluara, me lojtarët e lënduar që ishin si Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli apo Herolind Shala.

Në këtë listë nuk figuron emri i sulmuesit kryesor, Vedat Muriqi, i cili është i lënduar dhe do të mungojë edhe dy ose tre javë/Insajderi.com.