Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka komentuar ndeshjen të cilën Kosova do ta zhvillojë ndaj Maqedonisë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, raporton Insporti.com.
Kjo ndeshje do të luhet në vitin 2020, pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.
“Maqedonia është ekip i mirë. Ka lojtarë të mirë që luajnë në Evropë, mirëpo edhe ne kemi ekip të mirë. Kemi shumë kohë deri në atë ndeshje. Si fillim duhet të luajmë në kualifikime”, ka thënë Bernard Challandes në një intervistë për ‘Info Magazinë’ në Klan Kosova.
Challandes e ka shkruar historinë me Kosovën pasi që e ka zënë vendin e parë në Gripin 3 të Divizionit D në Ligën e Kombeve. /Insporti.com/