Bernard Challandes: Përfaqesuesja e Kosovës grumbullohet ditën e hënë

Bernard Challandes: Përfaqesuesja e Kosovës grumbullohet ditën e hënë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të grumbullohet ditën e hënë në Prishtinë, para dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen ndaj ekipeve kombëtareve si Moldavia dhe Greqia.

Lajmin e ka konfirmuar vet selektori, për gazetarin e sportit në Supersport, Arlind Sadiku, transmeton Insajderi.

Edhe pse do të grumbullohen këtu në Prishtinë, ekipi nuk do të mbajë asnjë seancë stërvitore këtu, pasi ata do të udhëtojnë drejt shtetit të Italisë, më saktësisht në qytetin e Parma-s, ku do të zhvillohet edhe ndeshja me datë 3 shtator./Insajderi.com.