Bernard Challandes: Rashica mund të vijë

Bernard Challandes: Rashica mund të vijë

Përzgjedhësi i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka deklaruar se Milot Rashica mund të vijë të luaj në këto dy ndeshjet miqësore.

Challandes, është pyetur nga televizioni Klan Kosova, se për çfarë arsye do të mungojnë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi dhe ai ka thënë “Vedati është i lënduar dhe ne nuk donim të rrezikonim, para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Maqendonisë. Ndërsa, për Milot Rashica-n, ai tha se nuk është e sigurtë se ai do të mungojë, pasi janë akoma duke bërë përpjekje për të.”, transmeton Insajderi.

Klubi i Werder Bremen, e ka konfirmuar zyrtarisht, se nuk do të lejojë që Rashica të grumbullohet për Kosovën./Insajderi.com.