Goli i tij ndaj Gjermanisë i dha biletën e gjysmëfinales së Europianit shpresave të Italisë, por shtoi edhe dëshirën e Juventusit për ta transferuar në Torino sezonin e ardhshë" />

Bernardeschi pranë skuadrës së madhe italiane

Bernardeschi pranë skuadrës së madhe italiane

Goli i tij ndaj Gjermanisë i dha biletën e gjysmëfinales së Europianit shpresave të Italisë, por shtoi edhe dëshirën e Juventusit për ta transferuar në Torino sezonin e ardhshëm Federico Bernardeschi-n.

Juventusi po mendon seriozisht për transferimin e sulmuesit, i cili nuk pritet të qëndrojë më te Fiorentina, duke parë ofertat, por edhe tashmë raportet e jo të mira me tifozët.

Sulmuesi i talentuar italian ua ka bërë të ditur drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën, e cila skadon në 2019 dhe në kushte të tilla Fiorentina është detyruar ta shesë për të mos zhvlerësuar kartonin e tij.

Një ofertë prej 40 mln euro do të tundonte klubin vjollcë, ndërsa Juventusi pritet të bëjë disa largime për të nisur sulmin për Bernardeschi-n.