Besa dhe Drenica luajnë pa gola

Besa dhe Drenica luajnë pa gola

Në javën e 11-të, në Superligën e Kosovës, ditën e mërkurë në plan program ishte edhe ndeshja në Pejë, mes Besës së Pejës dhe ekipit nga Skenderaj, Drenica, ku skuadrat kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola, njofton Isnajderi.

Në pjesën e parë, rasti i vetëm që vlen të përmendet ishte ai i Qemal Elshanit, që goditi nga distanca, por goditja ishte e pasaktë.

Në pjesën e dytë, vendasit kishin dominimin në lojë, por mbrojtja e ngjeshur e Drenicës, e bënte ta pamundur pranimin e golit.

Rastin më të mirë vendasit për shënim e kishin me Norik Krasniqin, 10’ minuta para mbylljes së ndeshjes, por goditjen e tij e ndali portieri mysafir, Hasi.

Me këtë pikë, Besa shkon në kuotën e gjashtë pikëve, pas 11 ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e para fundit në tabelë, ndërsa Drenica me këtë pikë të fituar, ka 15 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt në tabelë. /Insajderi.com