Besa e arrin fitoren e parë të sezonit ndaj Trepça 89

Besa e arrin fitoren e parë të sezonit ndaj Trepça 89

Besa e Pejës ka arritur fitoren e parë në këtë sezon ë Superligë, duke e mposhtur Trepçën ’89 në ndeshjen hapëse të xhiros së pestë të Superligës në futboll.

Besa si vendase fitoi 2:1 dhe për Trepçën ’89 kjo është humbja e dytë, ndërkohë që ka zhvilluar gjithsej katër ndeshje dhe mban vendin e tretë me 6 pikë. Besa është e parafundit, e nënta, me 3 pikë.

Besa është kthyer në Superligë pas dy stinorëve të kaluar në një rang më të ulët të garave./Insajderi.com.