Besa e Pejës ka arritur të ndërpresë serinë prej tre fitoreve radhazi të skuadrës së Prishtinës në këtë fillim kampionati, pasi ndeshja derbi e kësaj jave në Pejë përfundoi me barazim.
Goli i minutës së 93′ nga Qemajl Elshani i ka mohuar fitoren skuadrës së Prishtinës, e cila kryesone 1-0 deri në fund të takimit.
Prishtina kishte kaluar në avantazh me anë të sulmuesit nga Kongo, Basid Khalil, i cili shënoi në minutën e 17′, pas një aksioni individual.
Prishtina edhe më tutje e mban pozitën e parë në tabelë me 10 pikë. /Insajderi.com