
Besart Berisha ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, me skuadrën e Western United në Australi, njofton Insajderi.
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ia goli të shënojë në minutën e 42-të, teksa pas një krosimi nga e djathta, e kontrollon bukur topin dhe më pas me një gjuajtje të fortë e ndal topin në fundin e rrjetës.
Ky ishte goli i parë për këtë vit për Berishën, duke dërguar një sinjal se po rikthehet të bëjë atë që di më mirë, të shënojë.
Megjithatë goli i 35 vjeçarit në fund nuk kishte shumë vlerë për Western United, të cilët u mposhtën me rezultatin 3-2 nga Central Coast Mariners. /Insajderi.com