Besimi në Putinin më i ulët në 13 vjetët e fundit

Besimi i opinionit rus në presidentin Vladimir Putin ka rënë në nivelin më të ulët në 13 vjetët e fundit, lajmëron Reuters, duke u thirrur në rezultatet e sondazheve të agjencisë shtetërore ruse.

Besimi në Putinin më i ulët në 13 vjetët e fundit

Sondazhi të cilin e ka zbatuar Qendra për Hulumtimin e Opinionit Publik, ka treguar se besimi në Putinin ka rënë në 33,4 për qind, e që është më i ulët prej vitit 2006.

Ky rezultat nuk paraqet ndonjë problem të madh për liderin rus i cili në mars të vitit të kaluar ka fituar bindshëm në zgjedhje dhe ka marrë mandatin e ri gjashtëvjeçar, por mund të jetë inkurajim për trashëgimtarët e tij të mundshëm të cilët duan ta largojnë nga pozita, pretendon Reuters.

Vlerësimi i përgjithshëm rejting i Putinit ende është i madh, diçka më shumë se 60 për qind, dhe edhe pse ndryshon nga vlerësimi i besimit, ka rënë nga gati 90 për qind.

Kjo është pasojë e përkeqësimit të standardit rus dhe masave jopopullore të qeverisë për rritje të kufirit të pleqërisë për pensionim dhe rritje të tatimit të vlerës së shtuar.

Besimi më i madh për Putinin është regjistruar në korrik të vitit 2015, rreth 71 për qind, pasi Rusia një  vit më parë e aneksoi gadishullin ukrainas Krime, pretendon Reuters./Insajderi.com.