Besnik Hasi tek Fenerbahce?

Besnik Hasi tek Fenerbahce?

Mbrëmë në televizionin publik, ishte i ftuar Besnik Hasi, isht trajner dhe lojtar i ekipit të njohur nga Belgjika, Andelecht. Hasi ka qenë ndër emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e ekipit të Fenerbahce, raporton Insajderi.

Besnik Hasi aktualisht ushtron detyrën e trajnerit tek ekipi i Arabis Saudite, Al Ahdi, por ai ka falur edhe për interesimin e skuadrave të tjera për të.

“Kur më erdhi oferta nga Katari isha i papunë. Në Turqi u takuam me presidentin dhe ai ma shpjegoj objektivin e skuadrës, pastaj i pash edhe disa ndeshje dhe bashkë me stafin dhe familjen e diskutuam nëse duhet pranuar apo jo dhe në fund u morëm vesh. Oferta e tyre financiare ishte e mirë. Kam ardhur këtu duke mos ditur shumë se si funksion këtu, por tash kur jemi 8 ndeshja pa përfunduar kampionati, synimi ynë është ta mbyllim sa më lartë që është e mundur” tha Hasi.

“Gjatë verës kur je në pushime ke kontakte me menaxher të ndryshëm, pasi kur je në kontratë, nuk ke të drejt të komunikosh me klube të tjera. Është e vërtetë që një menaxher me ka marr në telefon dhe është interesuar për situatën time, por nuk kam pasur kontakt të direkt me Fenerbahcen” shtoi ai.

Hasi në të kaluarën është lidhur edhe me përfaqësuesen e e Kosovës, por deri më tani nuk asgjë konkrete./Insajderi.com