Pas vdekjes sw sheikut Sabah al-Ahmad al-Sabah nw moshwn 91 vjeçare, fronin e tij e zuri gjysmw vwllau nga ana e babait, 83 vjeçari Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah, transmeton Insajderi.
Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah, dha betimin para Kuvendit kombëtar, përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës si dhe personaliteteve të shquar të shtetit, lajmëroi televizioni shtetëror i Kuvajtit, raporton Al Jazeera.
“Ky njeri ishte valvula e sigurisë së botës arabe, jo vetëm për Kuvajtin,” i tha agjencisë së lajmeve AFP, Bandar al-Dahani, një shtetas i Kuvajtit. “Me dëshirën e Zotit, kjo mirësi do të jetë në Princin e Kurorës Sheik Nawaf dhe ai do të ndjekë rrugën e emirit”.
Kushtetuta e Kuvajtit përcakton që sundimtari duhet të jetë një pasardhës i themeluesit të kombit, Mubarak al-Sabah, por froni ka alternuar midis pasardhësve të bijve të tij, Salem dhe Jaber, për katër dekada. /Insajderi.com