Drejtori ekzekutiv i Amazonit Jeff Bezos së shpejti do të “strehohet” në shtëpi të re, dhe ky investim në Los Angjelos, sipas “Wall Street Journal”, do të jetë me çmim rekord.

Miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i Amazonit ka blerë shtëpinë e manjatit mediatik David Geffen në Berverly Hills në Kaliforni, shkruan revista “People”.
Një broker privat e ka lidhë kontratën për këtë patundshmëri në vlerë prej 165 milionë dollarëve, e që është shtëpia më e shtrenjtë e blerë ndonjëherë në rajonin e Los Angjelosit, pretendon Wall Street Journal”.
Më herët shtëpia më e shtrenjtë ishte prona Chartwell, përndryshe e njohur si shtëpi verore Beverly Hillbillies, e cila i është shitur djalit të Rupert Murdoch-ut për 150 milionë dollarë.
Shtëpia e re e Bezosit është përshkruar si “kështjellë prej 13.600 metrave katrorë”, me tarraca, kopshte, fidanishte dhe tri shtëpi të ngrohta. Në kuadër të terrenit gjenden edhe dy pansione, terreni për tenis, pishina dhe terreni për golf me nëntë vrima./Insajderi.com.