Biden: Askush nuk duhet të ketë më shumë se një punë

Po vazhdon fushata e demokratit, Joe Biden, mbi premtime sociale dhe drejtësi. Ai nga Trump po cilësohet "i majtë radikal".

Biden: Askush nuk duhet të ketë më shumë se një punë

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se askush nuk duhet të ketë më shumë sesa një punë dhe se duhet të rritet paga e orës së punës në SHBA, minimalisht 15 dollarë.

“Dhe të ndërtojmë një klasë të mesme gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Joe Biden në Facebook.

Këto premtime të Biden në SHBA nga kritikët e tij po shihen si “majtizëm i skajshëm”, pasi një ndikim kaq i madh i shtetit në ekonomi cenon ekonominë amerikane e ndërtuar mbi bazat e ekonomisë së tregut, transmeton Insajderi.com.

Presidenti aktual, Donald Trump, fushatën e tij po e zhvillon me premtimin se do t’i mposhtë, “të majtët radikal”.

Joe Biden fushatën e tij po e vazhdon në orientim të programit mbi  politikat sociale.

“Askush nuk duhet të ketë më shumë se një punë për t’i përmbushur qëllimet. Ne duhet të rrisim pagën minimale në 15 dollarë në orë dhe të ndërtojmë një klasë të mesme gjithëpërfshirëse që i sjell të gjithë”, ka shkruar Biden. /Insajderi.com/