Biden: “Do ta largojmë Trump’in me ushtri, nëse refuzon ta lërë Shtëpinë e Bardhë”

Demokrati Joe Biden është konfident se Ushtria Amerikane do ta shoqërojë me forcë republikanin Donald Trump, nëse i humbë zgjedhjet dhe refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Biden: “Do ta largojmë Trump’in me ushtri, nëse refuzon ta lërë Shtëpinë e Bardhë”

Kandidati demokrat presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se është i shqetësuar se Presidenti Donald Trump, do të provojë t’i “vjedhë” zgjedhjet e Nëntorit, por është i bindur që Ushtria Amerikane do ta shoqëronte Trump’in jashtë Shtëpisë së Bardhë, nëse ai humb dhe refuzon ta njohë rezultatin zyrtar, shkruan Al Jazeera, transmeton Insajderi.

“Është shqetësimi im më i madh, shqetësimi im i vetëm: Ky president do të tentojë t’i vjedhë këto zgjedhje”, ka thënë Biden në një intervistë e cila është transmetuar në emisionin The Daily Shoë, të mërkurën që lamë pas.

Biden nuk e ka sqaruar se çfarë saktësisht po mendonte për Republikanin Trump, kur tha se ao do të provojë t’i vjedhë zgjedhjet. Mirëpo ish zëvendës-presidenti amerikan Biden, e ka cituar republikanin Trump i cili po kundërshton fuqishëm votimin elektronik në SHBA dhe ka thënë se demokratët do të bëjnë të pamundurën që t’i ruajnë votat e tyre.

Trump vazhdimisht e ka sulmuar idenë e votimit përmes postës, duke deklaruar pa u bazuar në prova se votimi përmes postës, do të qonte në mashtrime gjatë zgjedhjeve të 3 Nëntorit. /Insajderi.com