Biden do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut më 21 maj

Biden do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut më 21 maj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të takohet më 21 maj me Presidentin Moon Jae-in të Koresë së Jugut në Uashington, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Insajderi.

Të dy presidentët po përgatiten për një shkëmbim mendimesh rreth Koresë së Veriut, si dhe formën e presionit ndaj saj për të hequr dorë nga programi bërthamor dhe raketat e dërguara në caqe të largëta, përfshirë kudo në SHBA, shkruan ‘New York Time’.

“Vizita e Presidentit Moon do të nxjerrë në pah aleancën e hekurt midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Koresë dhe lidhjet e gjëra dhe më të thella midis qeverive, njerëzve dhe ekonomive tona,” tha Jen Psaki, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.

Moon do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pesë javë pasi Bideni priti udhëheqësin e tij të parë të huaj, kryeministrin Joshihide Suga të Japonisë.

“Në rastin ideal, Bideni do të donte ta bindte Moon për t’u marrë vesh me Japoninë me shpresën për të formuar një front të përbashkët kundër Koresë së Veriut”, shkruan kjo media.

Koreja e Jugut dhe Japonia janë në një mendim sa i përket Koresë së Veriut./Insajderi.com