Biden: Do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë për Afganistanin

Biden: Do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë për Afganistanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është takuar me presidentin e  Afganistanit, Ashraf Ghani.

Biden përmes një postimi në Facebook, theksoi se “do të vazhdojnë të sigurojnë ndihmë për Afganistanin”.

“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë përmes partneritetit tonë të qëndrueshëm me Afganistanin për të promovuar një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme që populli Afgan dëshiron dhe meriton”, tha Biden.

SHBA vendosi që të largojë trupat nga Afganistani, aty ku ishin vendosur 17 vite më parë. /Insajderi.com