Biden do t’i kërkojë Kongresit punësimin edhe të 100 mijë punonjësve shëndetësorë

Biden do t’i kërkojë Kongresit punësimin edhe të 100 mijë punonjësve shëndetësorë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë në mënyrë që vaksinimi dhe lufta kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të përfundojë më shpejt, transmeton Insajderi.

Biden njoftoi planet e tij për vaksinimin kundër COVID-19 dhe theksoi se dëshiron të rrisë numrin e punonjësve shëndetësorë në kuadër të luftës kundër pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se procesi i vaksinimit në SHBA deri më tani është “plotësisht një dështim”. Biden vuri në dukje se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë në mënyrë që vaksinimi të përfundojë më shpejt dhe që amerikanët të kenë më shumë qasje në vaksinë.

Pasi theksoi se vaksina do të jetë falas, Biden premtoi se brenda 100 ditëve të para të detyrës së tij do të vaksinohen 100 milionë amerikanë. /Insajderi.com