Biden e kalon Trump-in në Michigan – një nga shtetet që përcakton fituesin

Biden e kalon Trump-in në Michigan – një nga shtetet që përcakton fituesin

Një nga shtetet më të rëndësishme për të përcaktuar fituesin në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është Michigan, i cili është një nga ato shtetet e “luhatshme” apo të papërcaktuara.

Deri pak më parë Donald Trump ishte në epërsi në këtë shtet, por në momentet e fundit, kur janë numëruar 94% të votave, Joe Biden ka kaluar në epërsi.

Megjithatë, epërsia është tejet e ngushtë dhe Biden po udhëheqë me vetëm rreth 18 mijë vota, njofton Insajderi.

Meqë epërsia është kaq e ngushtë ende nuk mund të projektohet një fitues në Michigan, megjithatë nëse Biden mbanë epërsinë dhe e fiton këtë shtet, atëherë kjo mund të jetë vendimtare në fitoren e përgjithshme të zgjedhjeve./Insajderi.com