Biden i kërkon Natanyahut armëpushim në Gaza

Biden i kërkon Natanyahut armëpushim në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit, Benjanmin Natanyahu, që të ketë armëpushim në Gaza, raporton BBC.

Kjo kërkesë e Biden erdhi pas tetë ditëve konflikti në mes Izraelit e Palestinës.

Biden tha se “SHBA po punon me Egjiptin dhe vende tjera për t’u qetësuar situata”.

Ndërkaq, një ditë me parë senatori amerikan, Bernie Sanders, ka  thënë se “SHBA dhuron 4 miliardë ndihmë ushtarake për Izraelin e pastaj shkelen të drejtat e njeriut”.

Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar se po mbron shtetin nga sulmet me raketa të Hamasit. /Insajderi.com