Biden: Kaosi në Kongres s’përfaqëson atë që jemi, Amerika është shumë më e mirë

Biden: Kaosi në Kongres s’përfaqëson atë që jemi, Amerika është shumë më e mirë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pas sulmit të protestuesve brenda Kongresit Amerikan, njofton Insajderi.

Me anë të postimeve të tij në Twitter, Biden thotë se kaosi në Kongres nuk përfaqëson atë që është Amerika, andaj ka kërkuar që kjo kryengritje të marr fund.

Ai tutje shtoi se Amerika nuk është ajo që po shihet sot, por është shumë më e mirë.

“Le të jemi shumë të qartë: skenat dhe kaosi në Kongres nuk përfaqësojnë atë të cilën jemi ne”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.

“Ajo që po shohim ne është një numër i vogël i ekstremistëve që i janë përkushtuar paligjshmërisë. Kjo nuk është mospajtim, është çrregullim.  Kryengritja duhet të marrë fund. Tani”.

“Amerika është shumë më e mirë se ajo që po shohim sot”, ka shkruar ai. /Insajderi.com