Biden: Kur të përfundoi numërimi i votave, ne do të jemi fituesi

Biden: Kur të përfundoi numërimi i votave, ne do të jemi fituesi

Joe Biden tani po i drejtohet kombit nga Chase Center në Wilmington, Delaëare, duke u shfaqur së bashku me Kamala Harris, transmeton Insajderi.

“Shokët e mi amerikanë, dje edhe një herë provuan se demokracia është rrahja e zemrës së këtij kombi”, tha Biden, raporton The Guardian.

I nominuari demokrat tha se ishte “e qartë” se do të kapte 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. “Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por unë jam këtu për të raportuar se kur të përfundojë numërimi, ne do të jemi fituesi”, tha Biden.

The Guardian akoma nuk ka deklaruar fitues në garën presidenciale, sepse deri më tani, asnjë i nominuar nuk ka arritur 270 votat elektorale. Sidoqoftë, Biden duket se ka rrugën më të qartë drejt fitores në këtë pikë. /Insajderi.com